Lampeduza, kampet plot, arrijnë varka të tjera nga Libia

18.02.2015 17:31

Autoritetet në ishullin italian të Lampeduza u përballen me një fluks të madh të emigrantëve të cilët sapo kanë arritur mëngjesin e sotëm, ndërsa organizatat kanë paralajmëruar se kriza në Libi do të thotë mijëra të tjerë mund të jenë rrugës drejt këtij ishulli...

Zyrtarët bënë përpjekjet e tyre maksimale të sigurojnë 1200 afrikanë të rraskapitur, të sëmurë dhe në shumë raste të traumatizuar në qendrën për pranim, e cila është e ndërtuar për një të tretën e numrit të paraqitur. Në mesin e emigrantëve janë rreth 200 fëmijë dhe 100 gra.

"Ne mund të ju ofrojmë mbështetje elementare-rroba të thata, ushqim, ujë, karta telefonike dhe mbështetje psikologjike. Ne nuk kemi dhoma ku mund t’i ndajmë burrat nga gratë dhe fëmijët, ose t’i izolojmë personat të cilët janë të sëmurë nga “Zgjebja”. Ata të cilët shpëtuan javën e kaluar janë të traumatizuar. Ata kanë parë njerëzit me të cilët kanë udhëtuar dhe shokët e tyre duke rënë në ujë, ose duke vdekur para syve të tyre”- deklaroi komisioneri i lartë për refugjatë, Federico Fossi. 

“Ata nuk i duan njerëzit me ngjyrë. Kur ata shohin të zinj në lëvizje, ata gjuajnë në ta.  Ata janë duke vrarë shumë njerëz, kjo është arsyeja pse të gjithë kanë marrë këtë rrugë”- tha një emigrant nigerian.

"Ne ishim në anijen e parë, andaj edhe nuk kishim problem, pasi që italianët arritën të na marrin kur filluan  valët e mëdha të drejtohen nga ne. Një valë e madhe mori jetën e 29 personave. Unë kam nevojë për shtetësi italiane”- u shpreh një emigrant nga Mali.

1200 emigrantët besohen të jenë pjesë e një grupi prej rreth 3800 personave, të cilët emigrojnë për në Evropë duke u larguar nga Mesdheu që nga dita e premte. Të paktën 330 persona mendohet se janë zhdukur, derisa bënin përpjekje për të kaluar nga Libia në Itali, javën e kaluar, ku 29 prej tyre u shpëtuan shumë më pas nga rojet bregdetare italiane pranë ngrirjes. (Leunora Kaliqi, TVM2)