Maqedoni

Osmani, në Ohër bisedime mes Armenisë- Azerbejxhanit

15.05.2023 12:05

Kreu i diplomacisë në vend, Bujar Osmani njoftoi se përfaqësuesit dhe liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit...

Kreu i diplomacisë në vend, Bujar Osmani njoftoi se përfaqësuesit dhe liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit mund të takohen në Ohër, për të zhvilluar bisedimet për normalizim të marrëdhënieve nën mbikëqyrjen e OSBE-së, organizatë me të cilën për momentin udhëheqë Maqedonia e Veriut.
 
Ndryshe, Armenia dhe Azerbajxhani, dy shtete fqinje, kanë zhvilluar dy luftëra ndërmjet vete në fund të viteve ’90 dhe më 2020 mbi kontrollin e Nagorno Karabakut, një rajon malor, i banuar kryesisht nga armenët etnikë, që u mor nga kontrolli i Azerbajxhanit mbi tri dekada më parë.
 
Pas një lufte të shkurtër, Azerbajxhani rimori territorin e këtij rajoni më 2020, por Bakuja dhe Jerevani u pajtuan për një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia.
 
Që atëherë, paqeruajtësit rusë janë dislokuar në Nagorno Karabak, por Armenia është ankuar se prania e rusëve nuk po ka efekt.Tensionet janë rritur së fundmi pasi Bakuja më 23 prill njoftoi se kishte vendosur pikën e parë të kontrollit rrugor në hyrje të korridorit Laçin, që është rruga e vetme që lidh Armeninë me rajonin e Nagorno Karabakut.