Maqedoni

Seancë publike në Gjykatën e Apelit për vrasjen e hendbollistit, Denis Tot

15.05.2023 12:27

Në Gjykatën e Apelit në Shkup, sot do të mbahet seancë publike...

Në Gjykatën e Apelit në Shkup, sot do të mbahet seancë publike për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot.
 
Më 30 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Penale e Shkupit i dënoi Anxhello Gjorgjievskin, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski me nga 18 vjet burg për vrasjen e hendbollistit, Denis Tot.
 
Hendbollisti humbi jetën më 8 prill 2022 pas një zënke te një lokal nate në Parkun e qytetit në Shkup. Në aktakuzë thuhej se Gjorgjievski, Levkovska dhe Kostovski, më 7 prill, pas një fjalosjeje, kanë sulmuar hendbollistin Tot dhe i kanë shkaktuar disa lëndime të rënda trupore.
 
Procesin e udhëhiqte gjyqtarja, Elena Ilievska Josifoviq, ndërsa përfaqësues i prokurorisë ishte Tanja Trajçevska.