Botë
Bruksel, kryenegociatorët diskutojnë zbatimin
15.05.2023 13:33
Sot në Bruksel do të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve...

Në Bruksel pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes bazë dhe Aneksit të zbatimit.
Për këtë takim, të dielën për Bruksel, ka udhëtuar zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.
Rreth takimit dhe procesit të dialogut, gjatë vizitës në dy shtetet, ditë më parë ka folur edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Ai ka konfirmuar takimin e kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqin. Ndryshe në takimin e 2 majit Vuçiq-Kurti në Bruksel, u miratua një deklaratë për personat e zhdukur, por jo edhe ajo për Asociacionin.
