Botë

Ukraina ka përparuar në luftimet në Bakhmut

15.05.2023 14:24

Forcat ushtarake ukrainase po luftojnë për të zmbrapsur forcat ruse, në rrethana sfiduese në qytetin lindor të Bakhmutit...

Forcat ushtarake ukrainase po luftojnë për të zmbrapsur forcat ruse, në rrethana sfiduese në qytetin lindor të Bakhmutit, teksa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky siguroi premtime për ndihmë më të madhe ushtarake gjatë turneut të tij nëpër kryeqytetet evropiane.
 
“Mbrojtja e Bakhmutit vazhdon dhe ditët e fundit kanë treguar se Ukraina mund të ecë përpara dhe të kundërshtojë forcat ruse atje.”, tha gjeneralkoloneli, Oleksandr Syrskiy.
 
"Trupat tona po përparojnë përgjatë Bakhmutit, ky është operacioni i parë i suksesshëm sulmues në mbrojtjen e qytetit.", tha Syrskiy. Sipas Syrskiy, forcat tokësore që ai komandon po luftojnë forcat ushtarake ruse dhe luftëtarët nga grupi privat paraushtarak “Wagner”, të cilët kanë udhëhequr fushatën e Kremlinit për të pushtuar qytetin në rajonin e Donjeckut të Ukrainës në muajt e fundit, pavarësisht se kanë më pak burime në dispozicion.