Maqedoni
Morën mito për kalim pa karton, arrestohen dy policë në Qafë-Thanë
15.05.2023 14:38
Dy policë në pikën kufitare Qafë-Thanë janë arrestuar pasi kanë lejuar kalimin e një autobusi pa karton të gjelbër dhe në këmbim marrë mito 70 euro....

Dy policë në pikën kufitare Qafë-Thanë janë arrestuar pasi kanë lejuar kalimin e një autobusi pa karton të gjelbër dhe në këmbim marrë mito 70 euro.
Prokuroria Themelore Publike për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në bashkëpunim me institucionet e hetimit parashtroi kallëzim penal kundër personit me iniciale A.V. dhe N.S., të punësuar në stacionin policor “Qafë-thanë”.
Sipas prokurorisë, i pandehuri i parë dyshohet për ryshfet, ndërsa i pandehuri i dytë ka kryer veprën penale “punë me pakujdesi”. “Më 13.05.2023 në vendkalimin kufitar Qafë-thanë, nga shoferi i cili drejtonte autobusin me targa malazeze, për të cilin nuk ka pasur karton të gjelbër të vlefshëm, ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet prej 70 eurove, ndërsa i dyti ka lëshuar automjetin pa karton të gjelbër dhe i ka mundësuar hyrje në RMV.”, thuhet në raportin policor.
Policët janë arrestuar dhe u është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditëve.
