Maqedoni
Vrasja e hendbollistit Denis Tot, të pandehurit kërkojnë dënime më të ulëta
15.05.2023 15:37
Angelo Gjeorgievski nuk kishte ndërmend të vriste hendbollistin Denis Tot....

Angelo Gjeorgievski nuk kishte ndërmend të vriste hendbollistin Denis Tot. Ai i ka dhënë edhe ndihmën e parë para se të mbërrinin ekipet mjekësore, ka thënë avokati i tij në ankesën drejtuar Gjykatës së Apelit. Ai theksoi se gjatë incidentit, Gjorgievski ka qenë në fakt, i provokuar nga sulmi dhe sharjet që i ka thënë më herët hendbollisti dhe me aftësi të zvogëluar për të kuptuar se çfarë po bën. Ankesa kanë parashtruar edhe avokatët e dy të pandehurve të tjerë.
“Konsiderojmë se ka pasur probleme thelbësore gjatë procedurës, se nuk është konstatuar në tërësi gjendja faktike, se është shkelur Kodi Penal dhe se dënimi është tejet i lartë.”, - deklaroi avokati, Bojan Vasillevski.
Avokati mbrojtës i Andrej Kostovskit tha se goditja që klienti i tij ia ka shkaktuar, nuk ka shkaktuar as mavijosje, kështu që nuk mund të bëhet fjalë për vrasje.
“Konsideroj se në këtë rast është kontestuar kualifikimi juridik për të gjithë të dënuarit se mund të bëhet fjalë për vrasje. Sa i përket klientit tim është parë goditja e vetme në kraharor ku nuk ka mavijosje dhe shenja të lëndimit, por kjo është vepra e vetme që e lidhë atë si kryes të veprës penale vrasje.”, - theksoi avokati mbrojtës, Elenko Millanov.
Mbrojtja kërkoi nga Gjykata e Lartë që të anulojë aktgjykimin dhe ta kthejë çështjen për rigjykim të sërishëm. Prokurori i Lartë, nuk pajtohet me këtë, kërkon nga Gjykata e Apelit të refuzojë ankesat si të pabaza. Për vrasjen e hendbollistit që ndodhi vitin e kaluar më 7 prill para një klubi nate në parkun e qytetit të Shkupit, Gjykata Penale dënoi Angelo Gjorgievskin dhe Klimentina Levkovskën me 18 vjet burg, ndërsa Andrej Kostovskin me 6 vjet burgim.
FLUTURA LATIFI
