Maqedoni

Rritet numri i lehonave deri në 19 vjeç, “Hera” do kontraceptivët, në listën pozitive

15.05.2023 16:39

Vetëm 14% e çifteve në vend përdorin kontraceptivë modern. Rritje është regjistruar edhe në numrin e grave që lindin nën moshën 19 vjeç...

Vetëm 14% e çifteve në vend përdorin kontraceptivë modern. Rritje është regjistruar edhe në numrin e grave që lindin nën moshën 19 vjeç. Organizata “Hera” theksoi se është e nevojshme të përmirësohet qasja në planifikimin familjar. Edhe pse politikanët kanë premtuar, megjithatë nuk ka ende një kontraceptiv falas.
 
“Si pjesë e lindjeve totale në vendin tonë në vitin 2022 ka rritje të lehtë të lindjeve deri në 19 vjeç 4,9 për qind. Ndërsa, në vitin 2019 si për krahasim është 4,3 për qind. Në vendin tonë vetëm 14 për qind e grave që janë në martesë përdorin metoda moderne të kontracepsionit.”, - deklaroi Dragana Cemerska nga shoqata “Hera”.
 
Kontracepsioni modern nuk është i disponueshëm për të gjithë dhe as nuk është në listën pozitive të barnave.
 
“Me përgatitjen e një liste të propozuar të barnave që bien nën  barrën e fondit, mendoj se do të ketë ndryshime në pjesën e terapisë kontraceptive ku do të vendosen disa preparate dhe në këtë mënyrë ato do të jenë më të qasshme  për të rinjtë, që do të kenë mundësi për të marrë  ilaç më të lirë me recetë.”, - theksoi kryetarja  e Odës së farmacistëve, Vesna Stavrova. 
 
Është rritur buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për kontracepsionin falas. Problemi është se nuk ka shpërndarje sipas rajoneve, por vetëm sipas klinikave.
 
“Jemi të hapur si ministri për bashkëpunim të dialogut të mëtutjeshëm me të gjithë faktorët kyç, të cilët në praktikën e tyre çdo ditë takohen me të rinjtë dhe kanë mundësi t’i dëgjojnë sfidat e tyre.”, - u shpreh Maja Manolleva nga Ministria e Shëndetësisë.
 
Shoqëria përballet gjithashtu me paragjykime për pa justifikimin moral dhe ndikimin e dëmshëm të kontraceptivëve. Të rinjtë nuk kanë informacione të mjaftueshme.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI