Botë
Bashkëpunimi ushtarak rus dhe kinez, Japonia e shqetësuar për rendin botëror
15.05.2023 17:29
Japonia ka shprehur shqetësimin e saj për bashkëpunimin ushtarak rus dhe kinez në Azi....

Japonia ka shprehur shqetësimin e saj për bashkëpunimin ushtarak rus dhe kinez në Azi. Ministri i jashtëm japonez, Joshimasa Hajashi, konsideron se situata e sigurisë së Evropës nuk mund të shkëputet nga ajo në rajonin Indo-Paqësor pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Duke folur në një takim të ministrave të jashtëm të Evropës dhe Indo-Paqësorit në Suedi, Hayashi tha se lufta e Rusisë në Ukrainë "ka tronditur themelet e rendit ndërkombëtar" dhe duhet të përballet me një përgjigje të bashkuar nga komuniteti ndërkombëtar.
"Përndryshe, sfida të ngjashme do të lindin në rajone të tjera dhe rendi ekzistues që ka mbështetur paqen dhe prosperitetin tonë mund të përmbyset rrënjësisht.", tha Hayashi.
Japonia mbështet me vendosmëri Ukrainën në luftë, por Kina thotë se mbetet neutrale, ndërsa deklaron një marrëdhënie “pa kufizime” me Moskën dhe fajëson ShBA-në dhe NATO-n për provokimin e konfliktit.
