Shqipëri, ende pa autor atentatet e fundit me tritol

18.02.2015 18:10

Situata e krimit në Shqipëri ka tejkaluar çdo parashikim, duke shënuar pothuaj çdo ditë atentate me tritol dhe grabitje...

Për këtë situatë opozita e ka shprehur herë pas here shqetësimin, por kësaj here ka qenë kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ai që e ka cilësuar situatën mjaft problematike, duke e cilësuar madje si diktaturën më të keqe.

Por, Zoaganjori bën thirrje që kjo situatë të mos politizohet, përkundrazi, opozita me qeverinë të bashkëpunojnë në luftën kundër krimit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka vonuar të përsërisë shqetësimin e tij të përditshëm për rritjen e krimit në Shqipërisë, si pasojë e bashkëveprimit me qeverinë.

Javët e fundit, janë shënuar dhjetëra atentate me tritol, madje edhe ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, ndërsa janë grabitur një sërë biznesesh dhe Banka “Union”, ku janë vjedhur rreth 2,5 milion euro. Të gjitha këto ngjarje kanë mbetur pa autor. (Luljeta Ndoka, TVM2)