Maqedoni

“Eurodrejtësia”, Lloga: Sëshpejti do kemi prokuror të përhershëm

15.05.2023 18:18

Vendi do të ketë prokuror ndërlidhës në Hag, në kuadër të Eurodrejtësisë. Lamin e kumtoi Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga...

Vendi do të ketë prokuror ndërlidhës në Hag, në kuadër të Eurodrejtësisë. Lamin e kumtoi Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në Konferencën për fillimin e projektit EURODREJTËSIA.    
 
“Ideja për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe emërimin e një prokurori të përhershëm ndërlidhës është reciproke dhe ka mbështetjen time të plotë. E kjo sidomos, sepse besoj se emërimi i një prokurori publik ndërlidhës me qëndrim të përhershëm në Hagë do të kontribuojë në një përmirësim të dukshëm të rezultateve në ndjekjen e krimit ndërkufitar, por edhe në ngritjen e kapaciteteve nacionale”, thekson Lloga. 
 
Shprehu bindjen se nga ana e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut shumë shpejtë do të përfundojnë procedurat e nevojshme për prurjen e vendimit për shpallje për paraqitjen e kandidatëve për Prokuror Publik Ndërlidhës nga Republika e Maqedonisë së Veriut në EURODREJTËSIA.