Botë

Lukashenko i “zhdukur” që nga 8 maji! Mister gjendja e tij shëndetësore

15.05.2023 21:25

Pas Vladimir Putin, thashethemet janë të shumta për gjendjen shëndetësore edhe të liderit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko...

Pas Vladimir Putin, thashethemet janë të shumta për gjendjen shëndetësore edhe të liderit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko. Ai nuk është shfaqur në publik që prej 8 majit, madje as nuk ka marrë pjesë në një ceremoni që u zhvillua dje në kryeqytet, duke ndezur spekulime se lideri është i sëmurë rëndë.
 
Shumë gazetarë rusë raportuan se Lukashenko dukej i lodhur kur udhëtoi për në Moskë më 8 maj. Ai gjithashtu nuk mori pjesë në një drekë të organizuar nga Putin dhe nuk iu drejtua veteranëve bjellorusë më 8 maj në Minsk, duke thyer një traditë shumë vjeçare.
 
Lukashenko, zëdhënësi i Putinit, sundon vendin e tij me një grusht të hekurt. Pas protestave masive për rizgjedhjen në vitin 2020, që besohej se ishte rezultat i mashtrimit elektoral, regjimi i tij shkaktoi një goditje të paprecedentë që vazhdon edhe sot e kësaj dite.