Përgjimet, Shoqata e Gjykatësve ende pa qëndrim për “bombat”

18.02.2015 18:13

Shoqata e Gjykatësve në Maqedoni ende nuk ka ndonjë qëndrim të saktë rreth “bombave” të fundit të opozitës...

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Gjykatësve vendosi të dalë me qëndrim vetëm atëherë kur të jenë dëgjuar të gjitha gjykatat në vend. Por, gjithsesi nga kjo shoqatë vlerësojnë se është e papërshtatshme gjykatësit publikisht të mbrohen nga presionet.

“Në kontekst të zhvillimeve të fundit dhe audio-regjistrimeve të lëshuara nga njëra prej partive politike, të cilat në publik theksohen si ndërhyrje direkte e gjyqësorit dhe sulm mbi pavarësinë e gjykatësve, Shoqata e Gjykatësve të Maqedonisë thekson shqetësimet dhe beson se është e papërshtatshme që gjykatësit të vihen në një pozicion të mbrohen publikisht nga presionet. Në këtë drejtim, Këshilli Drejtues arriti në përfundimin që t’i dëgjojë mendimet dhe t’i përmbledh qëndrimet e degëve të të gjitha gjykatave, pas së cilës do të pasojë një qëndrim konzistent”- tha Kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, Nikollço Nikollovski.