Maqedoni

Parashikimi i motit

16.05.2023 08:51

Vijon me reshje shiu thuajse në të gjithë vendin...

Vijon me reshje shiu thuajse në të gjithë vendin. Në orët e pasdites në më shumë vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.
 
Temperaturat minimale do të luhaten prej 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 23°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë më vranësira dhe me diell, në orët e pasdites moti do të jetë jostabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 21°C.
 
Deri ditën e enjte moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira deri të dendura në pjesën më të madhe të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intenistet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
 
Java mbyllet me ditën e Premte ku moti parashikohet kryesisht i kthjellët por edhe vranësira kalimtare në pjesën e dytë të ditës shoqëruar me reshje shiu të dobëta e shtrëngata lokale.