Maqedoni
Korridoret, vazhdon debati për ndryshimet ligjore
16.05.2023 10:27
Komisioni për Çështje Evropiane edhe sot do të vazhdojë me debatin për propozim-ligjet për ndërtimin e korridoreve....

Komisioni për Çështje Evropiane edhe sot do të vazhdojë me debatin për propozim-ligjet për ndërtimin e korridoreve, të propozuara me flamur evropian dhe që duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar. Në seancën e sotme, anëtarët e këtij komisioni duhet të diskutojnë për propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për planifikim urbanistik me procedurë të shkurtuar.
Ndërkohë dje, Ligji për Marrëdhënie Pune u diskutua në seancë plenare, ndërkaq Komisioni për Çështje Evropiane vazhdoi debatin rreth propozim-ligjit për planifikim urbanistik. Në të dy trupat e Kuvendit, opozita kundërshtoi ndryshimet e ligjeve me simbol të BE-së dhe ndërtimin e korridoreve pa e parë marrëveshjen. Mazhoranca e vendosur. Projektet s’kanë të ndalur.
