Maqedoni

Korridori 8, pjesë e rrjetit transevropian

16.05.2023 10:46

Ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mal të Zi...

Ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mal të Zi ku do të mbahet konferencë e ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në organizim të Sekretariatit të Bashkësisë Transportuese dhe CEFTA-s. Me nënshkrimin e këtij dokumenti Korridori 8 bëhet pjesë e hartës së korridoreve kryesore në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të zgjerimit të rrjeteve transportuese transevropiane të Bashkimit Evropian. 

“Hartat treguese të rrjetit të transportit transevropian, të shtrira në Maqedoninë e Veriut, synojnë të sigurojnë koherencë ndërmjet rrjetit të transportit transevropian të BE-së dhe rrjetit të transportit të Maqedonisë së Veriut; të promovojë planifikimin dhe zhvillimin e duhur të një lidhjeje të qëndrueshme dhe efikase të transportit ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut; lehtësimin e identifikimit të prioriteteve të përbashkëta të infrastrukturës ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut; duke lehtësuar zhvillimin e rrjetit ekzistues të transportit.”, njoftoi Qeveria më 10 maj, kur në seancë u miratua informacioni për aneksin e marrëveshjes.