Maqedoni

Kovaçevski në Islandë, takohet me kryetarët e shteteve anëtare të KE-së

16.05.2023 11:30

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot dhe nesër do të marrë pjesë në Samitin e katërt të Këshillit të Evropës...

Kryeministri  Dimitar Kovaçevski, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Samitin e katërt të Këshillit të Evropës në Rejkjavik të Islandës. Në këtë samit do të marrin pjesë kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.
 
Në kuadër të Samitit, siç njofton shërbimi për shtyp, Kovaçevski do të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët ku do të diskutohen modelet për ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë në një kohë me rreziqe të mëdha për të, në të flasë kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, kryeministrat e Gjeorgjisë, Norvegjisë, Italisë, si dhe presidentë dhe ministra të jashtëm të disa vendeve evropiane. Gjatë qëndrimit në Rejkjavík, kryeministri pritet të zhvillojë takime dhe bisedime me disa liderë evropianë.