Ndryshon harta e futbollit në vend

16.05.2023 11:35

Kanë marë fund garat në elitën e futbollit vendor dhe gjithçka është e qartë se kush dhe ku..

Kanë marë fund garat në elitën e futbollit vendor dhe gjithçka është e qartë se kush dhe ku do të luajë në sezonin e ardhshëm si dhe ajo se cilat skuadra në verë do të luajnë në evropë. Struga Trim Lum, kampion i Maqedonisë së Veriut, do të luajë në eliminatoret për Ligën e kampionëve, ndërsa Shkupi dhe Shkëndija në Ligën e Konferencës. E pa njohur është vetëm ajo se cila do jetë skuadra e katërt që do luajë në Evropës. Makedonija Gj.P finaliste e Kupës, apo skuadra e Sileksit si e katërta në renditje. Por ajo që është me rëndësi se për sezonin e ardhshëm 2023/24 harta futbollistike e vendit do ndryshojë. Tani për herë të parë do të kemi derbin e skuadrave liqenase me prefiksin shqiptare mes Struga TL dhe Voska Sport nga Ohri e cila debuton në elitën e futbollit vendor.
 
Tani rikthehet edhe derbi tjetër local ai i pollogut në të cilin do të përballen ish kampionët Shkëndija dhe Gostivari që rikthehet në Ligën e Parë. Sa i përket kryqendrës prap do kemi derbit lokal të njëjtë me mundësi të rikthimit të Vardarit në elitë. Në pjesën qëndrore të vendit mbetet vetëm Tikveshi, në juglindje kemi dy skuadra Bregallnicën dhe Akademia Pandev, në jug edhe këtë sezonë nuk do ketë futboll elitar, ndërsa në veri do të jetë Sileksi. Kështu Maqedonia – Veriperëndimore në sezonin 2023/24 në elitë do ketë 8 skuadra dhe ky do jetë sezoni parë me një dominim të plotë të këtij rajoni.