Interi dhe Milani luajnë për finalen e Stambollit

16.05.2023 11:37

Sonte do të mësojmë emrin e skuadrës së parë e cila do të luajë në finale e madhe të Ligës së Kampionëve....

Sonte do të mësojmë emrin e skuadrës së parë e cila do të luajë në finale e madhe të Ligës së Kampionëve. Në program është ndeshje e kthiit mes gjigandëve italian Interi - Milano. Ndeshja e parë gjysmëfinale javën e shkuar përfundoi me fitoren e “zikaltërve” të cilët triumfuan me 2:0.  Trajneri i Milanos Stefano Pioli, ka thënë se këto janë aso ndeshjesh për të cilat disa lojtarë ëndërrojnë t’i përjetojnë.
 
“Unë nuk mendoj se është shumë e lehtë të përgatitemi për ndeshjen, por mendoj se kemi një qëllim. Më e rndësishme është që të fitojmë ndeshjen. Ne ende mundemi të kualifikohemi në finalen e Ligës së Kampionëve, që askush nuk mund ta kishte parashikuar.”, tha Stefano Pioli, Trajner i Milanos.
 
Trajneri i skuadrës së  Interit, Simone Inzaghi, beson se futbollistët e tij do ia dalin të ruajnë rezultatin e ndeshjes së parë dhe këta të luajnë në finalen e madhe.
 
“Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Interit. Ia kemi borxh vetes, klubit dhe tifozëve për t’u kualifikuar në finale. Kemi një epërsi të mirë, por duhet ta menaxhojmë lojën. Kemi punuar shumë gjatë këtyre 10 muajve dhe tani jemi afër realizimit të ëndrrës.”, tha Simone Inzaghi, Trajner i Interit.
 
Do theksuar se në këtë sezonë rivalët lokal Interi dhe Milani, janë përballur në katër ndeshje, në të cilat “zikaltërtit” kanë triumfuar në tri nga ato. “ Giuseppe Meazza” sonte do të jetë një stadium që thyen rekord, me rekordin absolut për të ardhura nga shitja e biletave në historinë italiane. Pothuajse 12.5 milionë euro bruto. Një shifër e çmendur që do t'i lejojë Interit të arrijë të paktën 80 milionë (neto) në arkë në 2022-2023. Ndeshjen në “ Giuseppe Meazza” do ta dretojnë francezët në krye me Clement Turpin. Finalja e Ligës së Kampionëve me 10 qershor do të luhet në Stamboll.