Polaku Marçinjak drejton ndeshjen Mançester Siti – Real Madrid

16.05.2023 11:40

Manchester City-Real Madrid, sfidë kjo që do të luhet nesër mbrëma në ‘Etihad Stadium’..

Manchester City-Real Madrid, sfidë kjo që do të luhet nesër mbrëma në ‘Etihad Stadium’, është kryesfida e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. UEFA tashmë ka caktuar arbitrin që do ta drejtojë këtë ndeshje të madhe.
 
Szymon Marciniak do të jetë gjyqtari kryesor në duelin City-Real. Kujtojmë se Marciniak ishte gjyqtar kryesor në finalen e Botërorit Argjentinë-Francë. Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” ishte e barabartë me rezultatin 1-1, ndaj pritet një duel mjaft intensiv në Angli.