Maqedoni

Eurodrejtësia, Lloga: Takim bilateral me Hamran

16.05.2023 10:15

Bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Eurodrejtësisë do të intensifikohet dhe thellohet në periudhën e ardhshme....

Bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Eurodrejtësisë do të intensifikohet dhe thellohet në periudhën e ardhshme. Kështu, vlerëson ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, i cili ndodhet për një vizitë pune në Hagë, me ç’rast realizoi takim bilateral me kryetarin e Eurodrejtësisë, Lladisllav Hamran. 
 
Hamran theksoi kënaqësinë për praninë e Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, në Konferencën që shënon fillimin e Projektit për Ballkanin Perëndimor dhe përkushtimin e tij për përmbushjen e detyrimeve që do të kontribuojnë në shfrytëzimin e mbështetjes së ofruar nga Eurodrejtësia  në drejtim të caktimit të një prokurori ndërlidhës nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Hagë, që do të çojë në rritje të dukshme të rezultateve në përballjen me krimin ndërkufitar, duke marrë parasysh përvojat pozitive në rajon, si dhe ngritjen e kapaciteteve nacionale.
 
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, theksoi se është i informuar për bashkëpunimin e deritanishëm me Eurodrejtësinë dhe prezantoi aktivitetet që janë duke u ndërmarrë në gjyqësor, prokurorinë publike, procesin e digjitalizimit dhe sjelljen e zgjidhjeve të qëndrueshme.