Botë
Luftë me kurdët në shpellë, vriten dy ushtarë në Turqi
16.05.2023 13:12
Prej ditës së hënë, ushtria turke ka nisur një operacion kundër një grupi nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit...

Prej ditës së hënë, ushtria turke ka nisur një operacion kundër një grupi nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PPK, e vlerësuar si organizatë terroriste nga Turqia.
Mediat në Turqi raportojnë se grupi i vlerësuar si terrorist është futur në një shpellë ku po qëndron aty që prej ditësh së martë në rajonin Bestler Dereler të Shirnakut.
Ministria e Brendshme e Turqisë reagoi me një deklaratë mbi ngjarjen, duke konfirmuar se 2 ushtarë kanë mbetur të vdekur nga përplasje e armatosur, ndërsa janë neutralizuar 3 nga terroristët, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 2 ushtarë të tjerë.
Në këtë operacion, ushtria turke është duke u mbështetur edhe nga helikopterë e dronë.
