Maqedoni
Banka Popullore, rritja ekonomike këtë vit parashihet në 2.1%
16.05.2023 14:20
Në vitin 2023 parashikohet një rritje ekonomike prej 2.1% dhe inflacion mesatar në intervalin 8 deri në 9%....

Në vitin 2023 parashikohet një rritje ekonomike prej 2.1% dhe inflacion mesatar në intervalin 8 deri në 9%. Kështu, deklaroi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhoska, pas mbledhjes së Këshillit të Bankës Popullore në të cilën është shqyrtuar dhe miratuar raporti i fundit tremujor, i cili përfshin projeksionet makroekonomike pranverore të Bankës Popullore.
“Pritet ekonomia maqedonase të rritet prej 2,1% këtë vit, ashtu si edhe vitin e kaluar, ndërsa më pas në linjë me ekonominë globale, rritja ngadalë të përshpejtohet. Inflacioni pritet të vazhdojë të ngadalësohet edhe këtë vit dhe do të jetë njëshifrore, ashtu si edhe inflacioni global.”, - deklaroi guvernatorja, Anita Angellovska Bezhoska.
Megjithatë, ajo thotë se ambienti global mbetet i paparashikueshëm duke paraqitur rrezik për rritjen ekonomike, inflacionin dhe pozitën eksterne të shtetit.
“Banka popullore edhe këtë vit ka vazhduar me politikën paraprake monetare që ka filluar në fund të vitit 2021 me rregullimin e likuiditetit e më pas edhe me nivelin e kamatave me ç’rast niveli themelor i kamatave arrin në 5.75%. Lidhur me strategjinë monetare të kursit stabil të denarit ndaj euros, ndryshimet në politikën vendore monetare i shprehin edhe ndryshimet e politikës monetare të Bankës Qendrore Evropiane.”, - theksoi guvernatorja, Anita Angellovska Bezhoska.
Për vitin 2024 dhe 2025, projeksionet e bruto prodhimit vendor janë të pandryshuara, pritet një përshpejtim i rritjes që do të arrinte në 3.6% dhe 4%, në përputhje me rimëkëmbjen e zhvillimeve ekonomike botërore e veçanërisht aktivitetet e partnerëve tanë më të rëndësishëm të tregtisë.
GYLTENE SINANI
