Tetovë, protestë e të punësuarve në DAP

16.05.2023 16:02

Të punësuarit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike....

Të punësuarit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike kanë protestuar para këtij institucione në Tetovë me kërkesën për rritjen e pagave.

Përfaqësuesit e sindikatës thonë se që nga viti 2009 vetëm për 5 për qind janë rritur rrogat e punëtorëve në DAP.

“Në 15 vitet e kaluara ne kemi një rritje prej vetëm 5 për qind. Duke pasur para parasysh rritjen e çmimeve, pandeminë që e kishim, kjo nuk do të ishte rritje e pagës, por një ndjekje e situatës dhe me këtë do të siguronim një mirëqenie normale.”, ka deklaruar Agron Emini, përfaqësues i Sindikatës së Punëtorëve të Drejtorisë për të Ardhura Publike.

“Sot jemi këtu për të shprehur pakënaqësinë lidhur me të drejtat që na takojnë dhe nuk na janë plotësuar, ku në bazë të ligjit na takon një rritje prej 30 për qind, në pajtim me nenin 66 për buxhet, ku sipas këtij ligji, organeve që janë pjesë e Ministrisë së Financave u takon një rritje prej 30 për qind të rrogave, ka deklaruar Tanja Sibinovska, e punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.