Qeveria miratoi 10 rekomandime, Shaqiri: Synohet rritja e sigurisë në shkolla

16.05.2023 17:44

Të gjitha komunat në bashkëpunim me qendrat ndërkomunale....

Të gjitha komunat në bashkëpunim me qendrat ndërkomunale për çështje sociale të formojnë ekipe ekspertësh në nivel komunash, në fokusin e së cilës do të jetë biseda, individualisht me çdo fëmijë nxënës në secilën shkollë.

Protokolle për përdorimin e telefonave gjatë orëve në shkolla, sigurimi i hapësirave për bashkëpunëtorët profesional, në rast të nevojës për një takim ndaras me psikologun e shkollës. Këto janë disa nga 10 rekomandimet e dedikuara për shkollat, me qëllim që në këtë periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme të reagohet me kujdes dhe në mënyrë të duhur për rritjen e sigurisë në objektet shkollore.

Shkollave fillore dhe të mesme u rekomandohet që  të mbajnë takime me prindërit apo kujdestarët për të diskutuar për kushtet, sigurinë, si dhe nëse uniformat shkollore duhen si kod veshjeje për nxënësit.

Këto masa hyjnë në fuqi menjëherë dhe MASh-i do t'i dorëzojë në të gjitha komunat dhe shkollat. Rekomandimet nuk janë të përhershme, por ata mund të ndryshojnë varësisht nga situatat.

Ministri i arsimit, Jeton Shaqiri, për TVM2 thotë se në trajtimin e rasteve problematike do të ketë koordinim mes institucioneve dhe prindërve.

“Aktivitetet do t’i koordinojnë të gjitha shkollat të cilat janë në kuadër të një komune, do të arrijë ndihmë edhe nga qendra për trajnim social, e cila nga këto komunikime që kemi pasur si institucion që duhet të veprojë në një moment në të cilin inspektorati arsimor ka vepruar, shkolla ka dorëzuar raport, është qendra për trajtim social që duhet të merret duke e ditur problematikën e një fëmije, i cili mund të vijë nga një familje problematike, mund të vijë nga një familje që ka përjetuar ndodhi të ndryshme gjatë bashkëjetesës së njërit prind ose tjetrit. Duhet të reagojnë këto institucione, pasi kur kanë reaguar institucionet arsimore kanë hasur që nuk kanë reaguar qendrat për trajnim social, por tash kur ky intensitet po rritet, për secilën ditë duhet të gjithë të veprojnë në këtë situatë.”, - deklaroi ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.

Ministri thotë se edhe para rastit tragjik në Serbi ka pasur veprime të Ministrisë së Punëve të Brendshme në situata të caktuara, ndërsa ka edhe raste ku mësuesit të familjarizuar nga nxënësit të mos i paraqesin rastet problematike.

“Mendoj nëse është gabim në situatën e këtillë, sepse shkollat, institucionet arsimore, vendi ynë kemi komuna më të mëdha dhe më të vogla, dhe komunat e mesme e të vogla dhe secili njihet me secilin ka edhe elementin se sa është bashkëpunuese familja, pasi këtu dua bashkëpunim edhe nga mësimdhënësit t’i paraqesin, por edhe familja me një paraqitje të këtillë të mos e akuzojë mësuesin ose palën tjetër, mos mundohet ta neglizhojë situatën.”, - theksoi ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.

MASh-i i ndërmerr të gjitha masat parandaluese që të mos vijë deri te tragjedi të tilla si ajo në Serbi, ku një 13-vjeçar hyri me armë në një shkollë dhe vrau dhjetë persona, mes të cilëve nëntë shokë të klasës dhe rojën e shkollës. (Sanije Duraku, TVM2)