Maqedoni

Petrova i kërkon dëmshpërblim prej 10 mijë eurosh Kovakit

16.05.2023 18:06

Ministrja e mbrojtjes, Slavjanka Petrova, i kërkon deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki...

Ministrja e mbrojtjes, Slavjanka Petrova, i kërkon deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, dëmshpërblim prej rreth 10 mijë euro. Ministrja e akuzon deputetin për shpifje dhe prishje të imazhit, pasi ai nga selia partiake, nëntorin e kaluar ka deklaruar se posedon shtëpi me pishinë në Radishan dhe nuk e ka publikuar në fletëpronësi.
 
Petrovska thotë se nëse e fiton gjyqin, paratë do t’i jap për donacion. 
 
“Dëshmitë e ashtuquajtura, të mos them dëshmitë më the të thash, që i prezantuan nga pala e paditur, falsin se për çfarë joserioziteti kishin rreth tërë kësaj dhe qëllimi i vetëm, siç tha edhe avokati im ishte të cenohet dinjiteti dhe personaliteti im dhe të pengohem në kryerjen e punës time.”, - deklaroi ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrova.
 
Avokati i deputetit Kovaçki thotë se dëshmitë e publikuara në presskonferencën e VMRO-DPMNE-së ishin dorëzuar nga bashkëpunëtorë, ndërsa kur e ka kërkuar origjinalin në kadastër i kanë thënë se janë fshirë. 
 
“Vet ka dorëzuar një mendim, analizë nga psikiatri specialist, me të cilën dëshiron ta manipulojë opinionin për gjendjen e saj emocionale dhe psikologjike. Edhe vet kryeministri ka thënë se ajo analizë është vetëm për nevojat e gjyqit e jo edhe për punën.”, - theksoi avokati.
 
Seancë e re gjyqësore është caktuar për 20 korrik. Gjatë procedurës gjyqësore do të dëgjohen edhe dëshmitarët e ministres përfshi drejtorin e kadastrës. 
 
SEDAT SELIMI