Botë
Ukraina, kemi çliruar 20 km rreth Bakhmutit
17.05.2023 10:52
Ukraina ka çliruar rreth 20 kilometra katrorë territor nga forcat ruse rreth lindjes së Bakhmutit...

Ukraina ka çliruar rreth 20 kilometra katrorë territor nga forcat ruse rreth lindjes së Bakhmutit gjatë ditëve të fundit, tha mbrëmë zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Hana Malyar. Ajo shkroi se forcat ruse kanë bërë “disa” përparime në vetë qytetin e Bakhmut dhe se luftimet e ashpra vazhdojnë.
“Armiku po përparon pak nga pak në vetë Bakhmut, duke e shkatërruar plotësisht qytetin me artileri. Përveç kësaj, armiku po sjellë parashutistë profesionistë. Luftimet e ashpra vazhdojnë me rezultate të përziera. Në situatën aktuale, njësitë tona po bëjnë maksimumin, madje edhe më shumë se kaq”, tha ajo.
Fakti që mbrojtja e Bakhmutit zgjat kaq muaj dhe ka përparime në fusha të caktuara, tregon forcën e luftëtarëve tanë dhe profesionalizmin e lartë të komandës së mbrojtjes.
Do t’ju kujtoj se armiku ka një avantazh në numër njerëzish dhe armësh. Në të njëjtën kohë, falë veprimeve të ushtrisë sonë, ai që nga vera e kaluar nuk ka mundur të zbatojë planet e tij në drejtim të Bakhmutit.”, shtoi ajo.
