Futboll

Futbolli vendor: Ndeshjet e balotazhit në fund të muajit

17.05.2023 11:28

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka caktuar ditën e zhvillimit të balotazhit...

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka caktuar ditën e zhvillimit të balotazhit për kualifikim në Ligën e Dytë Futbollistike. 
 
Në këto ndeshje të balotazhit do të luajnë pesë kampionët e ligave rajonale si:- Bashkimi nga Kumanova, Vëllazërimi nga Kërçova, Osogova nga Koçani, Vardari nga Negotina si dhe Novaci që vjen nga liga rajonale e Jugperëndimit.
 
Këtyre pesë skuadrave shoqëri do t’ju bëjë Teteksi, si skuadra e katërt më e dobët e Ligës së Dytë nga sezoni i sapo përfunduar. Do të luhen tri ndeshje, ndërsa shorti për  këto eliminatore do të hedhet me  25 maj në FFM, përderisa ndeshjet do të luhen me 28 maj në tri fusha dhe qytete të ndryshme.
 
Tri skuadrat fituese të këtyre ndeshjeve do të kualifikohen në Ligën e Dytë, por mund të ndodhë që ndonjëra nga këto  skuadra të humb të drejtën e garimit, po që se nuk pajiset me licencë nga FFM-ja.
 
Rregullat për gara thonë se për shkak të largimit të Renovës nga garat, mund  të hedhet short i ri për tri skuadrat humbëse për të luajtur një ndeshje plus balotazh për plotësimin e Ligës së Dytë unike të futbollit vendor.
 
Jo vetëm skuadrat kampione të pesë ligave rajonale por edhe ato që sezonin e shkuar siguruan mbijetesë në Ligën e Dytë, për sezonin 2023/24  detyrimisht do të duhet ti plotësojnë kriteret për pajisje me licencë të parapara me rregulloret për gara në këtë kom peticion garash të futbollit vendor.