Futboll
Interi në finalen e madhe pas një dekade
17.05.2023 11:30
Skuadra e Interit është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve...

Skuadra e Interit është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, pasi edhe në ndeshjen e kthimit e ka mposhtur rivalin e përbetuar të qytetit, Milanin, me rezultat 1:0. Më vonë do tëshohim se çfarë rezultati kemi bërë, ka thënë trajneri “zi kaltërve”,SimoneInzaghi.
“Jam i mendimit se Interi dhe Milani bënë një gjysmëfinale të shkëlqyer. Të dyja skuadrat, vërtetuan se bëhet fjalë për një derbi qyteti, ndaj pati dy ndeshje shumë intensive. Është normale që kur shkoni të përballeni me Cityn ose Realin, do filloni si më i dobët, por futbolli është gjithmonë i hapur: ne u përballëm me Real Madridin vitin e kaluar dhe humbëm dy ndeshje, por duke luajtur mirë. ManchesterCity nuk ka nevojë për prezantim: ne do të shikojmë dhe kushdo që të vjen është i mirëseardhur", u shperh trajneri i Interit Simeone Inzaghi.
Kësisoj, “zi kaltrit” rikthehen në finalen e madhe të Championsit, e cila zhvillohet në Stamboll, pas plotë 13 vjetësh dhe tani e presin kundërshtarin nga dueli i nesërm ndërmjet ManchesterCityt dhe Real Madridit.
Atëbotë Interi kishte fituar nga Bayern Munichu, me rezultat 2:0, me dy golat e shënuar nga Diego Milito, në finalen e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” në Madrid. Italianët në finalen e 10 qershor, do të luajë me më të mirin nga përballja mes ManchesterCity dhe Real Madrid.
