Maqedoni

Hiqen vizat për Haxh

17.05.2023 11:36

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka njoftuar se Qeveria...

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka njoftuar se Qeveria në seancën e sotme ka sjellë vendim të ri për të hequr vizat dalëse për haxhilerët. 
 
“Po ndaj me ju lajmin se në seancën e sotme të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, miratuam vendimin për heqjen e vizave dalëse për kryerjen më të lehtë të obligimit fetar të besimtarëve myslimanë të vendit tonë,  Haxhit. Qeveria me kujdes do të ndjekë udhëtimit e haxhinjve dhe do të jetë e hapur për çfarëdo lloj ndihme që atyre do t’ju nevojitet nga institucionet shtetërore.”, qëndron në njoftimin e Grubit.