Futboll

“Mbretërit” kërkojnë një biletë për në Stamboll

17.05.2023 11:41

Gara më e pasur në botën e futbollit, Liga e Kampionëve sonte vazhdon me ndeshjen kthyese...

Gara  më e  pasur në botën e futbollit, Liga e Kampionëve sonte vazhdon me ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së dytë ndërmjet ManchesterCityt dhe Real Madridi. Janë këto aktualisht dy skuadrat më të forta evropiane që synojnë të prekin finalen e garës më të madhe në Kontinentin e Vjetër.
 
Dueli i parë mes Realit dhe City ishte mbyllur baras 1-1, andaj sonte pritet një sfidë e zjarrtë e cila do të përcaktojë finalistin e dytë të këtij edicioni të garave në ‘Champions’. Menaxheri i Cityt, PepGuardiola dhe homologu i tij tek Reali, CarloAncelottit, si asnjëherë më parë kërkojnë nga të besuarit e tyre që të japin më të mirën në ‘tapetin’ e nxehtë të ‘Etihad Stadium’.
 
Skuadra spanjolle si “mbret” i kompeticionit të Ligës së Kampioneve me plot 14 trofe të fituar në këtë garë dhe për këtë shkak nëpërballjen me Mançester City-n shihet si favorit në letër për të siguruar biletën për në Stamboll.
 
Skuadra fituese e ndeshjes City-Real, në finale do të takohet me Interin, e cila mbrëmë eliminoi Milanin.