Maqedoni
Kovaçevski në Rejkjavik, prioritet, integrimin e vendeve të Ballkanit në BE
17.05.2023 11:54
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski...

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të Samitit të katërt të Këshillit të Evropës, mori pjesë në tryezën e rrumbullak në Rejkjavik , ku u diskutua për modelet për ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë në kohë të rreziqeve të mëdha për të.
Në diskutim, kryeministri Kovaçevski u fokusua në detyrimin e të gjitha vendeve që të dënojnë ashpër agresionin kundër parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe rendit botëror, duke përfshirë demokracinë, si dhe të tregojnë solidaritet dhe unitet në mbrojtjen e vlerave morale, veçanërisht në një kohë sfidash globale.
Çdo formë agresioni dhe vuajtjeje e popullatës civile, si mjet për arritjen e një qëllimi, u vlerësua si i papranueshëm. Gjithashtu, u theksua rëndësia e integrimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, si një investim në përforcimin e sigurisë së Evropës, për të cilën zhvillimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut janë themelet kryesore.
