Maqedoni

Qeveria vendosi ngjitëse “NMK” në vend të targave të reja

17.05.2023 12:12

Përderisa, rinovimi i dokumenteve të udhëtimit është i domosdoshëm dhe do t’u kushtojë qytetarëve...

Përderisa, rinovimi i dokumenteve të udhëtimit është i domosdoshëm dhe do t’u kushtojë qytetarëve, ndërrimi i targave të automjeteve nuk është i detyrueshëm.    
 
Me propozim të MPB-së, Qeveria e RMV-së mori vendim që në vend të targave të reja, të vendosen ngjitëse me shenjën “NMK”.
 
“Në shërbim të qytetarëve, vendosja e këtyre afisheve do të shmangë kosto shtesë financiare për lëshimin e më shumë dokumenteve/licencave/certifikatave të reja, të cilat kanë të bëjnë me numrin e targës së regjistrimit dhe njëkohësisht detyrimi për të shënuar kodin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të respektohet plotësisht.”, thuhet në njoftimin e ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski.