Maqedoni

Rasti “Monstra” për herë të dytë shqyrtohet në Gjykatën Supreme

17.05.2023 12:30

Rasti “Monstra” sot do të shqyrtohet për herë të dytë në seancë publike në Gjykatën Supreme...

Rasti “Monstra” sot do të shqyrtohet për herë  të dytë në seancë publike në Gjykatën Supreme. Në kuadër të kësaj  gjykate do të shqyrtohet vendimi për tre të akuzuarit me burgim të përjetshëm, Agim Ismailoviç, Afrim Ismailoviç dhe Fejzi Aziri. 
 
Sa u përket dy të akuzuarve të tjerë,  Haki Aziri dhe Fejzi Aziri, vendimi është i plotfuqishëm nga Gjykata e Apelit dhe të njëjtit kanë shfrytëzuar mjet të jashtëzakonshëm juridik.
 
Kohë më parë për rastin “Monstra”, për shkak të rrethanave plotësuese, dëshmive të reja me vendim të Gjykatës Supreme lënda është kthyer në rigjykim.