Botë

Serbi, raportohet për bomba në 100 shkolla

17.05.2023 13:00

Në shkollat e Beogradit raportohet për vendosjen e bombave në 100 objekte shkollore...

Sipas informacioneve të para, njoftimet për mjete shpërthyese të vendosura janë dërguar në adresat e postës elektronike të 78 shkollave fillore dhe 37 të mesme në komunat e Beogradit, njoftoi Ministria e Arsimit.
 
Për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe punonjësve, mësimi në turnin e parë është ndërprerë deri në përfundimin e kontrollit policor, ndërsa disa shkolla tashmë janë kontrolluar dhe mësimi po zhvillohet pa probleme. Shkollat do t’i informojnë nxënësit dhe prindërit e tyre për të gjitha informacionet relevante për mësimdhënien përmes kanaleve të rregullta të komunikimit.
 
Në komunikim me MPB-në, drejtorët e shkollave do të marrin informacion se kur do të bëhet inspektimi i shkollës dhe do të vendoset për turnin e pasdites.