Botë

Moti i keq godet Italinë

17.05.2023 13:16

Moti i keq vazhdon të godasë Italinë...

Vala që goditi rajonin e Emilia Romagna deri më tani ka shkaktuar vdekjen e dy personave, ndërsa nuk dihet fati i katër të tjerëve. Sipas informacioneve të deritanishme, dy të moshuarit që jetonin në ferma kanë vdekur, ndërsa të zhdukurit ndodhen në zonën e qytetit të Forlit.
 
Pjesa më e madhe e Emilia Romagna është përmbytur për shkak të lumenjve dhe degëve të tejmbushura. Lidhjet rrugore dhe hekurudhore janë ndërprerë, si dhe në shumë raste furnizimi me energji elektrike. Komuna e Bolonjës ka bërë thirrje mëngjesin e sotëm të mërkurës me një mesazh të ri qytetarëve që të largohen nga dyqanet dhe banesat përdhese.
 
Ndërkohë, pritet miratimi i mbështetjes financiare emergjente nga qeveria e Romës. Kjo valë e ashpër e motit të keq, sipas parashikimeve, do të fillojë të zbutet nga sonte.