Maqedoni

“Çdo fëmijë ka nevojë për familje”, nis fushata për kujdesin e fëmijëve

17.05.2023 14:02

Në territorin e vendit janë 360 familje në të cilat kujdesen 608 fëmijë....

Në territorin e vendit janë 360 familje në të cilat kujdesen 608 fëmijë. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia Di Giovani, sot në Qendrën për Mbështetjen e Familjeve Birësuese “11 Tetori” e prezantuan fushatën për familjet kujdestare “Çdo fëmijë ka nevojë për familje”.
 
“E di që mund të mobilizojmë edhe më shumë familje kujdestare për të siguruar një shtëpi të ngrohtë për sa më shumë fëmijë pa përkujdesje prindërore. Pas suksesit të madh të fushatës së realizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me UNICEF-in në vitin 2018, arritën në një milion njerëz, sot kam kënaqësinë të njoftoj fushatën e re të komunikimit për familjet kujdestare, me fokus kujdestarin urgjent dhe të specializuar.”, - deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.
 
Përfaqësuesja e UNICEF-it theksoi se të gjitha hulumtimet tregojnë se një nga faktorët më të rëndësishëm për të arritur rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve është që të ketë një mjedis të sigurt në të cilin do të ketë shumë dashuri dhe kujdes të ngrohtë. Të gjitha hulumtimet, tha DiGiovanni, tregojnë se vendi më i mirë për një zhvillim të tillë është në një mjedis familjar të sigurt, të ngjashëm me familjen.
 
“Më duhet të përgëzoj vendin që me të vërtetë mbylli të gjitha institucionet e mëdha të kujdesit për fëmijët, sepse është e qartë se institucione të tilla nuk janë në interesin më të mirë të fëmijëve dhe nuk janë një mjedis ideal për ta, kështu që në këtë rast kujdestaria është shumë e rëndësishme për familjet, sepse në ato raste kur është e nevojshme, pra kur nuk ka rrugëdalje tjetër përveç ndarjes së fëmijëve nga familja e tyre biologjike, është alternativa më e sigurt për ta.”, - theksoi përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia Di Giovanni.
 
Në këtë aktivitet, përfaqësues të familjeve kujdestare biseduan me ministren e Punës dhe Politikës Sociale për sfidat me të cilat përballen.
 
FITORE DEMOLLI