Prishtinë, Gjykata Speciale s’do të merret me vrasjet politike

19.02.2015 13:31

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, thotë se Gjykata Speciale nuk do të merret me vrasjet e konsideruara politike të pasluftës në Kosovë...

Ai ka njoftuar anëtarët e Komisionit Parlamentar për Legjislacion se kjo gjykatë do të punojë në supozimet e dala nga raporti i Dick Martit. Ndërkaq, për çështjet tjera ai tha se do të vendos drejtësia vendore.

Kjo ishte përgjigja e tij ndaj pyetjes së deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemajt, i cili kërkoi që gjykata të hetojë edhe vrasjet politike edhe krimin e organizuar.

Ndër të tjera, Kuçi ka thënë se supozohet se selia e kësaj gjykate të jetë në Holandë.

“Ne do të përpiqemi të ruhet imazhi i Kosovës dhe do të insistojmë që dhomat mos të jenë të ndara nga sistemi gjyqësor në Kosovë dhe jo jashtë vendit tonë”- ka shtuar Kuçi.