Londër, Fallon thotë se Rusia paraqet një rrezik real

19.02.2015 13:42

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon, thotë se Rusia paraqet një “rrezik real dhe të pranishëm” në shtetet baltike dhe se NATO-ja po përgatitet për sulme të mundshme ndaj tyre...

Fallon tha se presidenti rus, Vladimir Putin, do të mund të përdorë taktika të fshehta në kuadër të përpjekjeve për ta destabilizuar Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë.

Fallon i ka bërë këto komente më 18 shkurt gjatë udhëtimit të tij për në Siera Leone. Ai tha se është i shqetësuar nga sjelljet e Putinit dhe nga mënyra se si ai po e “teston NATO-n”.

Fallon tha se Rusia mund t’i përsërisë taktikat që i ka përdorur në Krime të Ukrainës edhe për vendet lindore baltike. Ai tha se “NATO-ja duhet të jetë e gatshme për çdo lloj agresioni nga Rusia”. Ai vuri në dukje përfshirjen e Moskës në Ukrainë.