Maqedoni

Kuvend, vazhdon debati për pakon e ligjeve për korridoret

18.05.2023 09:51

Kuvendi në mesditë duhet të vazhdojë seancën e 115-të...

Kuvendi në mesditë duhet të vazhdojë seancën e 115-të, në kuadër të së cilës në mesin e pikave është edhe pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D. Në të njëjtën kohë në Komisionin Parlamentar për Çështje Evropiane duhet të vazhdojë debati për  ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për ndërtim me procedurë të shkurtuar. 
 
Deputetët dje pasdite në seancën plenare e përfunduan debatin për propozim-ligjin, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, i cili është pjesë e pakos së ligjeve për ndërtimin e korridoreve, ndërsa votimi do të caktohet shtesë.
 
Deputetët e opozitës gjatë debatit ishin të mendimit se këto ndryshime ligjore janë kundër sundimi të ligjit, sepse, siç thonë ata, ligji i robëron punëtorët në vend që t’i çlirojë. Sipas tyre, miratimi i ndryshimeve ligjore pas një procedure të shkurtuar nën “vellon” e flamurit evropian është dhunë dhe krim, që dëmton tërësisht procesin integrues të vendit në BE.
 
Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës thanë se ndryshimet në ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D janë në përputhje me Kushtetutën dhe në drejtim të lehtësimit të punës në terren. Në komision për çështje evropiane debati rreth pesë ligjeve për korridoret mund të zgjasë më së shumti 10 ditë, kurse në seancë plenare për një ligj mund të debatohet tre ditë.