Futboll

Xhemaili i varrë “këpucët” në gozhdë!

18.05.2023 10:15

Mesfushori Blerim Xhemaili, pas përfundimit të këtij sezoni...

Mesfushori Blerim Xhemaili,  pas përfundimit të këtij sezoni, do ti varrë “këpucët” e tij në gozhdë dhe do ti jep fund karrierës së tij të pasur si futbollist, lajmin e bën të ditur skuadra e FC Zurich.. 
 
Tetovari (37-vjeçar), për momentin aktivizohet tek skuadra zviceriane e Zurich, për të cilin kjo është skuadra amë. Xhemaili gjat karierës së tij ka më shumë se 200 paraqitje tëfanellën e FC Zurich dhe ka shënuar 20 gola, ndërsa në sezonin aktual ka regjistruar 18 paraqitje.
 
Pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Itali, tek skuadra e :- Napoli, Bologna, Parma, Torino dhe Genoa. Po ashtu luajti edhe në Galatasaray. Mesfushori tetovar, në fanellën e kombëtares së Zvicrës ka luajtur në 69 ndeshje dhe shënoi 11 gola.
 
Tre herë ka luajtur në  botërorët e futbollit dhe në një evropian.
 
“Jam krenarë me atë dhe përgjithmonë do i jem falënderues Zvicrës.”, ka thënë në videon përshëndetëse.
 
Karriera e Xhemailit ishte e pasur edhe me trofe të ndryshëm:- kampion dhe kupën zviceranë (Zurich), kampion dhe kupën turke (Gallatasaray), super kupa italiane (Napoli).