Futboll

Ancelotti zbulon të ardhmen e tij

18.05.2023 10:23

Carlo Ancelotti pranon se Manchester City thjesht e mposhti Real Madridin...

Carlo Ancelotti pranon se Manchester City thjesht e mposhti Real Madridin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, por këmbëngul se nuk ka ndërmend të largohet, madje edhe nëse merr ofertë nga Brazili.
 
Ancelotti tha se po planifikon ta vazhdojë te Reali, edhe pse ishte lidhur me stolin e Kombëtares së Brazilit.
 
“Jam takuar me Florentino Perez. Nuk mund t'ju them se çfarë thamë, por ai foli me skuadrën në dhomat e zhveshjes. E ardhmja është shumë e qartë, kjo humbje do të na ndihmojë që sezonin e ardhshëm të jemi më të mirë. Ne jemi Real Madridi dhe do të provojmë sërish. Ka qenë një sezon i mirë deri më tani, humbjet ndodhin në sport”, theksoi ai.
 
Sidoqoftë, Ancelotti tashmë bëri histori vetëm duke marrë pjesë në këtë garë, pasi ishte ndeshja e tij e 191- të në Ligën e Kampionëve si trajner, duke tejkaluar rekordin e vendosur më parë nga Sir Alex Ferguson në Manchester United.