Futboll
Manchester City siguron finalen e dytë
18.05.2023 10:41
Në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve me 10 qershor në Stamboll...

Në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve me 10 qershor në Stamboll, do të përballen ManchesterCitydheInter-i. Skuadra angleze në ndeshjen e kthimit me rezultat të lartë 4:0 e mundi Real Madridin.
Në këtë mënyrë “mbretërit”, nuk do të mund të mbrojnë titullin e kampionit të fituar vitin e kaluar dhe kështu mbesin me 14 tituj kampion të kontinentit të vjetër.
Për skuadrën e ManchesterCity, do të jetë kjo finalja e dytë, pasi dy vjettë më parë u mund nga Chelsea.
“Rezultati është.. një nga më të lartët duke marrë parasysh kundërshtarin e gjysmëfinales të Ligës së KampionëveReal Madridin. Natyrisht, se duhet të luash mirë, dhe ne e bëmë atë veçanërisht në pjesën e parë. Ishte vërtet, vërtet, shumë mirë”, u shpreh trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.
Trajneri i skuadrës spanjolleCarloAncelotti, ka uruar kundërshtarët e tij për fitoren më se të merituar.
“Luajtëm kundër një kundërshtari që e meritonte të fitonte sonte sepse në pjesën e parë luajtën me më shumë intensitet dhe më mirë, kaluan në avantazh dhe prej andej ndërtuan ndeshjen për të arritur në finale. Ata ishin superiorë sot ashtu siç ne ishim më të mirë ndaj tyre vitin e kaluar”, theksoi trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti.
Ndryshe nga “qytetarët” e Manchesterit, për italianët e Interit do të jetë kjo finalja e gjashtë në Ligën e Kampionëve. Interi në pesë finalet e luajtura deri më tani ka tre fitore në finale dhe dy humbje. Kjo do të jetë finalja e pestë italiane – angleze.
Ndeshja e parë finale në kupën e kampionëve klubet angleze – italiane e kanë luajtur në vitin 1984, kur në Olimpiko, u përballën Roma dhe Liverpulli. Triumfuan anglezët pas penaltive.
