Aggeler: “Bechtel dhe Enka” është kompani transparente
Konzorciumi “Bechtel dhe Enka” punon sipas ligjit...

Konzorciumi “Bechtel dhe Enka” punon sipas ligjit dhe është kompani transparente duke krijuar një reputacion në mbarë botën, ka deklaruar në një intervistë për MIA-n, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler.
Sipas ambasadores amerikane, kritikat e opozitës janë pa argumente dhe kanë për qëllim fitimin e pikëve politike.
Aggeler tha se korridoret 8 dhe 10 do të jenë me përfitim të madh për qytetarët e vendit.
“Opozita, pa pasur të gjitha faktet kritikon diçka për të cilën nuk kanë informacion. E bëjnë thjesht për të qenë kundër qeverisë. Kjo është punë e opozitës, por në të njëjtën kohë kam besim të plotë se procesi në të cilin është përfshirë “Bechtel” është tërësisht transparent dhe ligjor, sepse ata funksionojnë kështu.”, ka deklaruar Aggeler.
