Futboll
Modriq-it, i rrjedhin lotët pas eliminimit nga Manchester City
18.05.2023 11:09
Videot pas ndeshjes tregojnë Modriqin në lot teksa jepte intervistë për gazetarët...
Modriq u zëvendësua në minutën e 63-të të ndeshjes, të cilën kampionët aktualë të Evropës e humbën 4:0 dhe u eliminuan nga gara më e fortë me rezultat të përgjithshëm 5:1.
“Ne nuk ishim të mirë. Ne donim të luanim ndryshe dhe më mirë, por nuk ia dolëm. City ishte superior. Kështu ndodhi. City ishte shumë më mirë. Ne duhet ta pranojmë dhe t'i urojmë ata. Tani duhet ta pranojmë disfatën dhe të shikojmë se çfarë do të ndodhë më pas. Gjithmonë kur humbet Reali, gjithçka bëhet e madhe dhe e rëndësishme. Ka shumë analiza dhe kritika. Duhet të jetojmë me të dhe jemi mësuar me të. Kritikat nuk do të na varrosin, veçanërisht ato konstruktive dhe ne duhet t'i pranojmë pas një disfate kaq të rëndë”, u ka thënë Modriq gazetarëve.
Kroati beson se kjo skuadër e Realit mund të sjellë shumë momente pozitive edhe në të ardhmen.
