Futboll

Derbi shqiptar nuk jep fitues

18.05.2023 11:20

Derbi shqiptar apo ai lokal i Tiranës ndërmjet Tiranës dhe Partizanit...

Derbi shqiptar apo ai lokal i Tiranës ndërmjet Tiranës dhe Partizanit nuk ka dhënë fitues. Të mërkurën mbrëma, Tirana dhe Partizani luajtën baras 1:1, në ndeshjen e xhiros së 33-të të elitës së futbollit të Shqipërisë.
 
Me këtë barazim, skuadra “bardhekaltër” ka mbajtur kryesimin në tabelë.Tirana ka 60 pikë, ndërsa Partizani ka dy pikë më pak. Fillimi i ndeshjes ishte i hapur dhe pati raste nga të dyja skuadrat. Ndërkohë, pati edhe hedhje të fishekzjarrëve nga tribunat. Kjo bëri që ndeshja të ndërpritej herë pas here.
 
Në tri ndeshjet e mbetura, Tirana luan në udhëtim te Laçi, e pret Bylisin dhe i shkon Erzenit. Tirana është edhe në finale të Kupës. Luan kundër Egnatias më 1 qershor. Ndërkohë, Partizani e pret Vllazninë e Shkodrës, udhëton te Kastrioti, kurse në fund e pret Teutën.