Futboll

Europa League rikthehet me gjysmëfinalet e zjarrta

18.05.2023 11:35

EuropaLeague rikthehet sonte me dy ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve...

Kjo ligë që është e dyta për nga rëndësia në futbollin evropian, tashmë ka hyrë në fazën përfundimtar dhe më të zjarrtë. Kryendeshjasonte luhet në mes Sevillas dhe Juventusit.
 
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1. Ballafaqimi i sotëm ndërmjet skuadrës spanjolle dhe asaj italiane, parashikohet të sjellë një duel tejet interesant, pasi që të dy skuadrat synojnë fitore në mënyrë që të sigurojnë ‘biletën’ për finalen e kësaj garë joshëse.
 
Padyshim se edhe dueli tjetër mes BayerLeverkusenit dhe Romës, pritet të sjellë një sfidë dramatike. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me epërsinë e ‘romakëve’ prej 1-0, megjithatë, të besuarit e Xabi Alonso-sonte synojnë përmbysjen e skuadrës së Jose Mourinhos. Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00.