Zoran Jolevski: Gjatë këtij viti do të pranohen 250 ushtarë profesionistë

19.02.2015 15:27

Gjatë vitit 2015 do të pranohen 250 ushtarë profesionistë në ARM...

Këtë e theksoi ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, i cili vizitoi  kandidatët për ushtarë profesionalë, të cilët sot kalojnë fazën e tretë të kontrollit.

Kandidatët për ushtarë kanë filluar me tre fazat e para të cilat përfshijnë: test psikologjik, test të përgjithshëm të arsimit dhe kontrollim të aftësive fizike. Të gjithë ata që do t’i kalojnë këto faza do të shkojnë në kontroll mjekësor dhe pastaj pasojnë me fazën e notimit në 50 metra dhe me kursin selektiv i cili zgjat 24 ditë.

“Ministria e Mbrojtës e ka filluar ciklin e parë të pranimit të 125 ushtarëve profesionistë të ARM-së në janar. Deri më 2 shkurt janë paraqitur 1007 kandidatë. Pas kontrollimit të dokumenteve vërtetuam se 38 kandidatë janë më të moshuar se 25 vjeç, që nuk i plotësojnë kushtet dhe 18 kandidatë nuk i kanë të gjitha dokumentet”- tha ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.

Pas përfundimit të këtyre fazave do të zgjidhen 125 ushtarë profesionistë të cilët do të pranohen në ARM, me çka do të fillojnë 6 muaj trajnim special, informoi ministri Jolevski. (Ersan Pajaziti, TVM2)