Turqi, bllokohet trafiku rrugor, ajror dhe ujor
Turqia këto ditë po përballet me një stuhi të borës, e cila ka bllokuar fluturimet, trafikun rrugor dhe lëvizjen e anijeve në Stamboll, bëjnë të ditur zyrtarët...

“Turkish Airlines”, aviacioni i katërt më i madh në Evropë, tha se ka qenë i detyruar të anulojë 300 fluturime të parapara për të mërkurën dhe të enjten.
Aeroporti i Ataturkut, që është aeroporti kryesor i Stambollit dhe i katërti me qarkullim në Evropë, u mbyll në mëngjes për shkak të motit, por u rihap në mesditë. Anijet në Gjirin e Bosforit, që ndan Stambollin mes Azisë dhe Evropës, ndaluan qarkullimin nga të dyja drejtimet që nga ora 8:10 e mëngjesit.
Rrugët e akullta shkaktuan më shumë se 800 aksidente trafiku nga mbrëmja e së martës, njoftuan zyrtarët e Stambollit. (Leunora Kaliqi, TVM2)
