Ndryshimet Kushtetuese, Pendarovski: Prioritet kryesor, e kemi obligim ndaj BE-së

18.05.2023 16:24

Ndryshimet Kushtetuese janë prioritet aktual i vendit....

Ndryshimet Kushtetuese janë prioritet aktual i vendit dhe duhet të tejkalojnë,  thotë shefi i shtetit, Stevo Pendarovski, duke shtuar se nuk mungon vullneti politik të zhvillohet debat edhe për çështje tjera, por sipas tij, tani është koha të impelementohet, ajo është pjesë e kornizës negociuese me BE-në.

“Ai obligim është i qartë dhe i pakontestueshëm dhe ky obligim duhet të kryhet me  përfshirjen e 3, 5 mijë qytetarëve në kushtetutë, të cilët  në regjistrimin e fundit u deklaruan bullgarë, siç janë përfshirë më herët edhe pjesë të popujve tjerë që jetojnë këtu. Ftoj partitë politike dhe deputetët ta bëjnë zgjedhjen e tyre e ajo zgjedhje është e thjeshtë, për interesin  e partive ose  për të ardhmen evropiane të shtetit.”, - deklaroi kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.

BE-së Geer: Veproni në mënyrë sovrane, por mos harroni qëllimin

Diplomatët e huaj përkujtojnë se situata e tanishme politike vulosë të ardhmen e vendit.

“Nuk dua të hyjë në debatin në lidhje me ndryshimin e kushtetutës, por vetëm mund të them se  ky është vendim sovran i shtetit që duhet ta ndërmerrni. Apeloj  për transparencë, përgjegjësi politike dhe të kihen parasysh qëllimet e  interesave afatgjate dhe e ardhmja në suaza të kornizës evropiane.”, - theksoi euroambasadori, David Geer.

Euorintegrimet, Pendarovski: Politikanët të fokusohen

Komentet për Ndryshimet Kushtetuese vijuan në debatin mbi zgjerimin e BE-së dhe përfitimet e RMV-së dhe unionit. Presidenti Pendarovksi inkurajon politikanët që ta kthejnë dinamizmin e procesit integrues për të cilin për momentin po ec ngadalë, ndërkaq ka porosi edhe për BE-në:  Në qoftë se unioni dëshiron  të ketë rol në skenën ndërkombëtare,  duhet të fokusohet jo vetëm në ekonomi, por të ndjek edhe dimensionin gjeopolitik, - thekson Pendarovski.

“Fraza “ Lodhja e zgjerimit”  është e kuptueshme  kur e dëgjojmë nga  qytetarët e vendeve anëtare, vendet e BE-së apo nga qytetarët tanë, por është e papranueshme dhe politikisht  e papërgjegjshme kur kjo frazë dëgjohet si përgjigje nga ana e  përfaqësuesve politik,  të cilët  janë zgjedhur dhe paguhen  për të krijuar politika dhe  të punojnë për të mirën e sotme dhe të nesërme të qytetarëve.”, - deklaroi kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.

BE-ja të veprojë, Geer: Zgjerimi është debat, por ju mbaroni me reformat

Ndërkohë euroamabsadori Geer nuk mohon debatin për zgjerimin e unionit brenda institucioneve të saja, por  në anën tjetër  fton shtetin tonë t’i realizojë reformat në mënyrë që të ndryshohen gjërat.

“Integrimi është i mundshëm, por nuk është i thjeshtë, sepse në parim bazohet në implementimin e reformave që janë absolutisht thelbësore që do ta ndryshojnë këtë shtet, reforma që janë të nevojshme ta mbrojnë këtë shtet në mënyrë që  kur të bëhet anëtare e unionit  të ketë rezistencë të  garojë  në garën e fortë me vendet e BE-së.”, - theksoi euroambasadori, David Geer.

E ardhmja  e vendit është tërësisht në duart e udhëheqësisë së shtetit dhe shoqërisë,  nëse do të vazhdohet apo jo  me kursin politik euroitnegrues, u pajtuan panelistët  e debatit. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)